Vendet e Lindjes së Mesme kanë një kulinari shumë të veçantë, me gatime interesante të shijshme dhe aromatike.

Kjo sallatë zakonisht përgatitet gjatë periudhës së Ramazanit në këto shtete. Ajo pasuron organizmin tuaj plot me perime, drithëra, barishte dhe shije.

Për dashamirësit e kuzhinër orientale, por edhe ata që duan ta provojnë, AgroWeb.org ju këshillon këtë recetë tradicionale me bulgur, majdanoz, mente dhe perime.

Me shijen e Mesdheut, sallata është e freskët dhe një shpërblim për shqisat.

Përbërësit Kryesorë Të Sallatës së Shëndetshme

Përbërësi kryesor i sallatës tabbouleh është majdanozi.

Majdanozi duhet larë me ujë të ftohtë dhe të thahet në tasin e sallatës.

Domatet duhet të jenë të freskëta dhe të pjekura. Ato nuk duhet të kenë shumë lëng.

Qepët e njoma janë një përbërës thelbësor i kësaj sallate dhe për më tepër kombinohen shumë mirë me majdanozin.

Bulguri rekomandohet të jetë kokërr-vogël, i ngjashëm me kuskusin.

Dy përbërësit e fundit janë vaji i ullirit që duhet të jetë ekstra i virgjër dhe lëngu i limonit që duhet të jetë i freskët.

Si Të Përgatisni Krejt Lehtë Sallatën

Përbërësit:

Treçerek filxhan çaji vaj ulliri ekstra të virgjër

  • 3 lugë gjelle lëng limoni të freskët
  • Treçerek filxhan çaji bulgur
  • 2-3 tufa majdanoz të grirë hollë
  • 2 domate të pjekura mirë
  • 2 qepë të njoma
  • Treçerek filxhan çaji mente të freskëta
  • Kripë dhe piper sipas dëshirës.

Në një enë të vogël përzieni bashkë vajin e ullirit dhe lëngun e limonit.

Më pas shtoni bulgurin dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta deri sa të zbutet.

Lajini majdanozin dhe qepët dhe thajini mirë.

Domatet pritini në copa të vogla dhe sigurohuni që të mos kenë fara apo lëng.

Merrni një tas të madh sallate dhe hidhni majdanozin, menten, qepën e njomë dhe copat e domates.

Përziejini mirë me njëri tjetrin dhe më pas shtoni bulgurin e zbutur në vaj ulliri dhe limon.

Shtoni kripë dhe piper dhe sipas dëshirës servireni duke e shoqëruar me sallatë jeshile./AgroWeb.org