ATSH-AA/ – Çmimet e naftës mbetën mbi 70 dollarë, pas një rënieje të mprehtë gjatë javës, pasi OPEC dhe OPEC+ ranë dakord të rrisin prodhimin e naftës që nga gushti si dhe për shkak të shqetësimeve se rastet me COVID-19 mund të pengojnë rritjen e kërkesës për naftë.

Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar ”Brent” tregtohej me 73.59 dollarë për fuçi, me një humbje prej 0,27 për qind, pasi u mbyll të enjten me 73,79 dollarë për fuçi.

Brendi amerikan ”West Texas Intermediate” (WTI) tregtohej me 71,67 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë, me një rënie prej 0,36 për qind pas mbylljes së mëparshme me 71,91 dollarë për fuçi.

Ndërsa shqetësimet rreth perspektivës së rritjes ekonomike dhe kërkesës për naftë vazhdojnë për shkak të valës së re të variantit Delta të virusit COVID-19, çmimet e naftës arritën të mbeten në 70 dollarë përpara mbylljes së javës megjithëse çmimet ranë në nivelin 68 dollarë më herët gjatë javës.

Për herë të parë i shfaqur në Indi dhe i cili raportohet të jetë më rezistent ndaj vaksinave ekzistuese, Delta është përhapur në 100 vende deri tani.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pret që Delta të jetë lloji më dominues i COVID-19 në të gjithë botën.

Çmimet gjithashtu patën një ndikim negativ pasi vendet e OPEC+ njoftuan vendimin e tyre për të rritur prodhimin me 400 mijë fuçi që nga gushti duke shtuar frikën e furnizimit gjatë javës, por ndikimi i tij mbeti i kufizuar./   /os/