ATSH/ Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të taskforcës kanë realizuar 102.938 inspektime dhe monitorime për masat ndaj COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur shifrat duke theksuar se janë vendosur mbi 380 masa administrative për subjektet e gjetura në shkelje.

“Vetëm në 24 orët e fundit u realizuan 1617 inspektime dhe janë vendosur 6 masa administrative. ISHSH vijon çdo ditë kontrollet dhe monitorimin në terren për parandalimin e COVID-19 në të gjithë qarqet e vendit”, – tha MSHMS.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon të ruani distancën nga njëri- tjetri, mbani maska në ambientet publike ku nuk është e mundur të ruhet distance dhe ruani higjienën personale, ndërsa bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë./k.s/j.p/