ATSH/- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se 127 individë kanë përfituar pagën e luftës dhe 100 mijë individë të tjerë kanë përfituar bonusin prej 40 mijë lekësh.
“Paketat mbështetëse të qeverisë siguruan mbështetje për 85% te bizneseve në vend. Deri tani është paguar paga e luftës për 127 mijë individë nga Paketa I dhe për 100 mijë qytetarë nga Paketa 2”, tha Denaj në seancën plenare të Kuvendit.
Ministrja bëri të ditur po ashtu se pagesat nga Paketa e Dytë për Naftëtarët e Ballshit janë bërë realitet.
“Çdo naftëtar sipas kritereve të përfitimit nga Paketa ka marrë pagën në llogarinë e tij bankare”, deklaroi ministrja Denaj./a.gjonaj/