ATSH-AFP/ – Kryeministri egjiptian, Moustafa Madbouli njoftoi se qeveria kishte filluar negociatat me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMI) në kuadër të marrjes së një ndihme financiare për një vit, për të përballuar recesionin si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
“Ne kemi filluar diskutimet me FMN për marrjen e një asistence financiare përveç ndihmës teknike”, deklaroi Madbouli në një konferencë shtypi, pa përmendur shumën e ndihmës së kërkuar në institucionin financiar me seli në Uashington.
Në nëntor 2016, Kajro mori një plan mbështetës prej 12 miliardë dollarësh tek FMN, kësti i fundit i të cilit u dha vitin e kaluar.
Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Kristalina Georgieva theksoi në një komunikatë se kishte marrë nga ana e Egjiptit një kërkesë për mbështetje urgjente nëpërmjet një instrumenti të shpejtë financiar për t’i bërë ballë nevojave të menjëhershme përsa i përket balancimit të pagesave dhe për të ndihmuar sektorët më të prekur, si dhe kategoritë më të varfëra të popullatës./ /ec/