ATSH-DPA/ – Gjermania regjistroi një tjetër rekord me Covid-19, një normë shtatëditore të incidencës prej 399.8 infeksionesh të reja koronavirus për 100 000 njerëz raportoi instituti ”Robert Koch” (RKI) për Kontrollin e Sëmundjeve.

Sipas të dhënave më të fundit të RKI-së, ditën e fundit janë shënuar 45 326 raste të reja, një rritje e ndjeshme nga një javë më parë, kur u raportuan 32 048 infeksione të reja.

Të dhënat e publikuara treguan se 309 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në të gjithë vendin në 24 orët e fundit, nga 265 një javë më parë.

Shifra e fundit e çon numrin kombëtar të vdekjeve në 99 433.

RKI tha se 5,28 në 100 000 persona janë shtruar në spital gjatë javës së kaluar.

Instituti theksoi se 5,34 në 100 000 persona ishin shtruar në spital në shtatë ditët e mëparshme.

Shkalla më e lartë e shtrimit në spital në Gjermani ishte rreth 15,5 gjatë Krishtlindjeve të kaluara./  /os/