Në një intervistë me Jonida Shehun në “Radari Informativ”, në ABC News, imunologu Gent Sulçebe ka folur për situatën e pandemisë në vend. Sipas tij, Tirana do të “arrijë pragun e imunizimit të kolektivit të tufës”.

Ai tha se “Tirana, në fund të qershorit, do ketë arritur 75% të popullsisë të imunizuar, duke e bërë këtë llogaritje me njerëzit e vaksinuar plus ata që e kanë kaluar infektimin”.

“Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, flas për Tiranën, atëherë duke marrë parasysh vaksinimin, në dhjetor do kemi arritur pragun e imunizimit të kolektivit të tufës. Pra mbi 75% infektime dhe vaksina. Deri në fund të qershorit për Tiranën besoj se do të kemi arritur 75% të imunitetit. Për Shqipërinë është pak më ndryshe. Aktualisht nuk është arritur 32-35%. Megjithatë, kjo varet edhe nga vaksinimi dhe shpejtësia e vaksinimit. Është ende teorike.”