ATSH/ 328 maturantët në Librazhd i janë nënshtruar sot provimit të gjuhës së huaj në masa të rrepta sigurie për mbrojtjen e shëndetit të tyre.
Për shkak të pandemisë, nxënësit kanë qenë të pajisur me maska dhe doreza. Në hyrje të shkollës secilit maturant i është matur tempertura. Ata kanë qëndruar në distancë nga njëri-tjetri nga 1.5 metër deri në 2 metra.
Këtë vit dhe teza dhe kohëzgjatja e provimit ka qenë e kushtëzuar nga situata e koronavirusit. Provimi i gjuhës së huaj është zhvilluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00.
Testi i gjuhës së huaj ishte i ndërtuar i gjithi me alternative dhe përmbante 60 pyetje secila nga 1 pikë. Korrigjimi i tezave do të bëhet elektronikisht. z.tosku/j.p/