TOKIO, 27 qershor /ATSH-DPA/ – Kryeqyteti japonez, Tokio, regjistroi sot numrin më të madh të infeksioneve të reja me koronavirus që kur u shpall urgjenca kombëtare, në fund të majit.

Sipas kanalit televiziv japonez NHK, 57 persona u testuan pozitiv për koronavirusin brenda një dite.

Kjo do të thotë që numri i infeksioneve të reja në ditë tani ka qenë rreth 50 raste për katër ditë.

Mjediset e argëtimit në Tokio janë identifikuar si një grup i ri infeksioni.

Në mbarë vendin, numri i infeksioneve të reja në krahasim me një ditë më parë u rrit për herë të parë që nga fillimi i majit në më shumë se 100.

Numri i infeksioneve të reja ditore tregoi një prirje rënëse deri në fund të majit.

Japonia shpalli emergjencën mbarëkombëtare muajin e kaluar, pasi kriza e koronavirusit ishte pothuajse nën kontroll.

Gjatë saj, banorëve iu kërkua të qëndronin në shtëpi nëse ishte e mundur.

ATSH