Koronavirusi i ka marrë jetën bashkëshortes së neuropsikiatrit të Elbasanit Hyqmet Shqerra.

Ky i fundit është ndarë nga jeta 3 javë më parë, pasi edhe ai ishte infektuar me koronavirus.

 

Hyqmet Shqerra, vdiq në spital në 11 shkurt të këtij viti nga Covid-19 në moshën 81-vjeçare.

Ndërkohë ditën e djeshme ka ndërruar jetë edhe bashkëshortja e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tyre, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Lamtumire mama.Tani je afer burrit tend te jetes qe aq shume e ke dashur dhe respektuar. Dashuri idilike e juaja. Nuk mundet te rrinit te ndare per shume kohe. Me keni lene uraten te dy dhe do te me mbroni e drejtoni nga lart duke qene engjejt e mi mbrojtes. Premtoj qe do ndjek gjurmet tuaja e do mbaj lart emrin e babait dhe te mamase siç me keni edukuar ju me dashuri me pune me respekt me fisnikeri me ndershmeri me perulesi e me vete permbajtje.

Ju qofte dheu i lehte te dyve!