Ozlem Tureci dhe Ugur Sahin do të marrin ”Urdhrin e Meritës”, një nga nderimet më të larta të dhënë nga shteti gjerman.
Çmimet do t’u dorëzohen atyre nga presidenti Frank-Walter Steinmeier në Pallatin Bellevue, rezidenca presidenciale.
Është çmimi i parë i akorduar nga vetë presidenti gjerman këtë vit.
Së bashku me partneren e saj, gjiganten farmaceutike amerikane Pfizer, BioNTech zhvilloi një vaksinë mRNA kundër Covid-19 që ishte e para që u autorizua në Bashkimin Europian në muajin dhjetor. /os/



























