Autoritetet në Egjipt kanë publikuar të dhëna të reja lidhur me zbulimin e një qyteti antik të ruajtur thuajse në mënyrë perfekte për 3 mijë vite.
I quajtur si “qyteti i artë”, vendbanimi ndodhet pranë Luksorit, dhe daton nga koha e dinastisë së 18-të të Amenhotep III, e konsideruar si epoka e artë e udhëheqësve egjiptianë.
“Është një qytet i madh i humbur për mijëra vite…shkrimet e gjetura këtu e quajnë qytetin si “Atena vezulluese”, tha zyrtari Zahi Haëass. Në qytet janë gjetur vegla, vazo, shtëpi tulle dhe artefakte që datojnë para 3,000 vitesh.
Arkeologët e kanë quajtur këtë zbulim si më të rëndësishmin që prej zbulimit të varrit të Tutankhamun-it në Luginën e Mbretërve në Luxor në vitin 1922. /Newsbomb.al