ATSH-AFP/ – Europa mbetet “në syrin e ciklonit” përballë epidemisë së koronavirusit të ri, deklaroi sot drejtori i degës europiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge pavarësisht shenjave inkurajuese të regjistruara në disa vende.
“Edhe pse këto javët e fundit, shenja inkurajuese janë parë përsa i përket shifrave (…) në Spanjë, në Itali, në Gjermani, në Francë dhe në Zvicër, gjatë 10 ditëve të fundit, numri i rasteve të sinjalizuara në Europë pothuajse është dyfishuar, duke arritur në rreth një milionë”, theksoi ai në një konferencë shtypi.
“Kjo nënkupton se rreth 50% e numrit të rasteve të lidhura me COVID-19 ndodhet në këtë rajon”, shtoi ai.