Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se ka pezulluar shërbimet rutinë të vizave në të gjitha Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane.

Lajmi është njoftuar përmes një postimi në facebook, ku njoftohet se Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ofron vetëm shërbime në raste emergjencash

Postimi i plotë:

?? | Në përgjigje të sfidave mbarë botërore lidhur me pandeminë COVID-19, Departamenti i Shtetit pezulloi shërbimet rutinë të vizave në të gjitha Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane duke filluar nga data 20 mars 2020. Ambasadat dhe Konsullatat kanë anulluar të gjitha takimet rutinë të vizave dhe shërbimeve për qytetarët amerikanë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ofron vetëm shërbime në raste emergjencash.

Top Channel