Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri ka folur në përfundim të mbledhjes për Reformën Zgjedhore ku ka theksuar se puna do të fillojë aty ku është lënë dhe se nuk do të ketë “rifillim loje”.

Gjiknuri pranoi se gjatë mbledhjes ka pasur debate mes palëve politike, ku sipas tij opozita është përpjekur të fshijë punën që është bërë deri më tani. Ndërkaq ai tha se do të bëjë maksimumun që të gjitha palët politike të dakordësohen sa i përket Reformës Zgjedhore.

“Nuk kemi të bëjmë me rifillim loje por vazhdim ku e lamë. Opozita jashtëparlamentare ka pasur detyrim për të paraqitur propozimin e saj. Këshilli shërben si negociator mes palëve jashtë dhe branda Kuvendit, ka një rregullatore dhe ne s’mund t’i kthemi lojës nga e para.

Një pjesë e mirë e barrës së punës i mbetet ekspertizës që kemi dhe ODHIR. Për gjëra që nuk bien dakord do ti drejtohemi odhir. Ne duam që të ezaurojmë këtë proces të gjithë me opozitës siç jemi në këtë forum.

Presim dhe porpozimin e PD, që kanë kohë që nuk e kanë sjellë megjithëse thonin që e kemi gati e kemi gati.

Ne do të bëjmë çmos të gjejmë zgjidhje… por kjo s’mund të kthehet si një armë për të penguar integrimin në BE. Do bëjmë çmos të gjejmë konsensus

sot në mbledhje kishte tendencë politike për të fshirë çfarë ishte bërë. Në fund do të vazhdojmë me temat e mbetura dhe do vazhdojmë me propozimin për komisionin e zgjedhjeve. Ka gjithmonë debate politike, janë normale në politike, por duhet të gjejmë pikat e përbashkëta që të ecim përpara.

Kjo çështja optimiste është çështje falli, unë do bëj çmos të vazhdojmë përpara. Puna teknike pothuajse është bërë”, tha Gjiknuri.

burimi (news bomb)