Nikki Haley tha të mërkurën se do të votojë për Donald Trump-in në zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, një shfaqje e dukshme e mbështetjes për kandidatin republikan duke patur parasysh rivalitetin e theksuar dhe shpesh personal gjatë zgjedhjeve paraprake brenda kampit republikan.

 

 

Zonja Haley gjithashtu e bëri të qartë se ajo mendon se zoti Trump ka ende shumë punë për të bërë për të fituar përkrahjen e votuesve që e mbështetën atë gjatë fushatës paraprake dhe ende vazhdojnë të votojë për të.

 

“Unë do të votoj për Trump-in”, tha ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB gjatë presidencës së zotit Trump, në një aktivitet të zhvilluar në Institutin Hudson në kryeqytetin amerikan.

 

 

“Trump-i do të tregohej i zgjuar nëse u zgjat dorën miliona njerëzve që votuan për mua dhe vazhdojnë të më mbështesin dhe të mos mendojë se ata thjesht do të votojnë për të. Shpresoj që ai ta bëjë këtë”, tha zonja Haley.

 

Këto janë komentet e para publike që nga largimi i saj nga gara presidenciale, një sinjal tjetër i konsolidimit të plotë të mbështetjes së Partisë Republikane për zotin Trump, madje edhe nga ata që e kanë etiketuar si të rrezikshëm në të kaluarën.tch