Reshje e dëborës u rikthyen në zonat malore të verilindjes. Por përtej pamjes, fermerët janë të shqetësuar për pasoja negative në frutikulturë.
Dëbora e pranverës u rikthye në jug dhe verilindje.
Reshjet nisën gjatë natës dhe në disa zona malore të Dibrës arritën deri në 15 centimetra.
Aktualisht nuk ka raportime për problematika apo emergjenca. Por fermerët u tremben pasojave në frutikulturë.
“Na ka prishur të gjitha pemët, perimet”
Reshjet e mbrëmshme nuk kanë shkaktuar probleme në bllokimin e rrugëve.
Autoritetet bëjnë të ditur se rrugët nacionale e ato rurale janë të kalueshme pa probleme.
Ora News