TIRANE, 15 qershor/ATSH/- Afati i aplikimeve për kredi me garanci sovrane 1 është shtyrë deri në datë 20 Qershor.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaron se për kreditë përmes Garancisë Sovrane për pagat e sektorit privat, Qeveria Shqiptare subvencionon plotësisht interest si dhe  garanton 100% kreditë e aprovuara nga sistemi bankar.

Gjithashtu, Denaj ka publikuar edhe të dhënat mbi Garancinë Sovrane të miratuar deri në 5 Qershor.

Deri me tani kanë aplikuar për garancia sovrane  712 biznese dhe është miratuar për 462 prej tyre me një vlerë financiare prej 5.8 miliardë lekë.

ATSH