Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi kanë kanosur me thikë një person. Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit R. B., 19 vjeç dhe H. P., 16 vjeç, banues në Elbasan.

Personat në fjalë te Parku Rinia, Elbasan, kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me mjet të mprehtë thikë shtetasin F. K., 23 vjeç, të cilit i kanë marrë me dhunë 5.000 lekë.

“Goditën dhe kanosën me mjet të mprehtë një shtetas, vihen në pranga nga Policia dy shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit R. B., 19 vjeç dhe H. P., 16 vjeç, banues në Elbasan, pasi te Parku Rinia, Elbasan, kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me mjet të mprehtë thikë shtetasin F. K., 23 vjeç, të cilit i kanë marrë me dhunë 5.000 lekë,” njofton policia.