Firefighters work in an apartment building damaged by shelling in Kyiv, Ukraine, Tuesday, March 15, 2022. (AP Photo/Efrem Lukatsky)

Dita e 20-të e luftës në Ukrainë, ka nisur me bombardime raketash në Kiev.

09:51 Kryeministrat e tre shteteve europiane takohen sot me Zelensky

Liderët e tre shteteve europiane do të udhëtojnë për në Kiev për tu takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin ukrainas Denis Shmyhal.

Në një njoftim, zyra e shtypit tha se kryeministri polak Mateusz Morawiecki, zëvendëskryeministri Jarosław Kaczyński, kryeministri çek Petr Fiala dhe kryeministri slloven Janez Janša do të vizitojnë kryeqytetin e Ukrainës si përfaqësues të Këshillit Europian.

09:30 Raketat ruse godasin zonat rezidenciale, vdesin 2 persona në Kiev

Dy persona janë vrarë nga goditja e raketave ruse në një zonë banimi në Kievin perëndimor të martën herët në mëngjes, njoftuan Shërbimet e Urgjencës së Ukrainës.

Një ndërtesë apartamentesh 16-katëshe në lagjen Sviatoshynskyi u dëmtua ndjeshëm nga shpërthimi që shkaktoi zjarr.tch