FAO thotë se qëndrueshmëria e artit të gatimit ka të bëjë me mënyrën e sigurimit të lëndës së parë, të mënyrës si gatuhet etj, duke u siguruar që të mos shpërdorohen burimet natyrore dhe te mos dëmtohet mjedisi ose shëndeti.
Gastronomi e qëndrueshme do të thotë kuzhinë që merr parasysh nga vijnë përbërësit, si rritet ushqimi, si arrin në tregje dhe përfundimisht në pjatat tona.
FAO thotë se, të hash ushqime lokale që janë prodhuar në mënyrë të qëndrueshme bën një ndryshim në jetesën e njerëzve, në mjedis dhe në ekonomi.
“Deri në vitin 2050, bota do të ketë mbi 9 miliardë gojë për të ushqyer. Megjithatë, një e treta e të gjithë ushqimit të prodhuar humbet ose shpërdorohet. Aktualisht ne po i përdorim oqeanet, pyjet dhe tokat tona në mënyra kryesisht të paqëndrueshme”, ngre alarmin FAO, duke bërë thirrje të jemi më të kujdesshëm se si i përdorim burimet tona natyrore si prodhues dhe të zgjedhim me kujdes ushqimin tonë si konsumatorë.
/a.f/



























