Ditë e zezë është shënuar në orët e fundit për qytetin e Elbasanit. Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.  ELBASANINews raporton se ata janë në moshë të re, 35-45 vjeç, të tre të gjinisë mashkullore. Gjithashtu në gjendje të rëndë në spital është shtruar edhe oksigjenisti i spitalit të qytetit. Ai është 38 vjeç dhe gjendja e tij është përkeqësuar pas trajtimit disa ditë në banesë. Kujtojmë se Elbasani është një nga qytetet, i cili po përballet me një numër të lartë infektimesh.