TIRANË, 1 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “për Reformën Zgjedhore dhe dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur, pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj”.

Po ashtu, Rama informoi se në Francë ka shkuar pasditen e të premtes e është kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë.

“Unë s’jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe “shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë” ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnë ditë-natë! Pikë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi gjithashtu se “sot kemi angazhuar edhe ushtrinë për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet”.

ATSH