Doktor Petrit Vargu, ka hedhur akuza të forta duke thënë se në Shqipëri fshihet nurmi i vdekjeve dhe i shtrimeve nga Covid-19.
Ai në një intervistë për “abc e mëngjesit” u shpreh se numrat fshihen sepse qeveria do që ta konisderojë si një sukses.
“Herë pas here kemi parë që ka rritje të rasteve, pasi ka rritje ka të testeve. Pasi këto raste kanë qenë edhe më herët. Ju e mbani mend të gjithë se çfarë ndodhi vjet në Bergamo, ku nuk kishte vend ta fusnin arkivolet. Ky ishte vetëm 30% e numrave. Ne jemi jashtëzakonisht poshtë imunitetit të tufës.
Nuk janë ato shifra, por indikatorët që ato kanë vënë për gravitetin e pandemisë në Shqipëri. Janë të detyruar të ulin shifrat për të thënë që problem i pandemisë ishte një sukses për Shqipërinë”, tha Vargu.newsbomb