Këngëtari Ardian Bujupi është një ndër artistët më të dashur për publikun shqiptar.

Pas shumë kohë aludimesh më në fund ai e ka pranuar se është në një lidhje me modelen indiane, e cila quhet Sabrine Khan.

Këngëtari i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan” ka pranuar se është në një lidhje me bukuroshen.

Ardiani u pyet se si e ka emrin “Zhulieta” e tij dhe ai është përgjigjur shkurt, Sabrine.

Vajza në fjalë ka qenë modele në klipin e këngëtarit të titulluar “Modela” dhe duket se pikërisht ky projekt ka bërë bashkë çiftin.