ATSH/- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bën të ditur se, shërbimet në sportelet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ofrohen vetëm në respektim të protokolleve të mbrojtjes kundër përhapjes së COVID -19.
Qytetarët për marrjen për marrjen e shërbimit në sportelet e Drejtorisë së Transportit duhet të ndjekin rregulla strikte për ndalimin e përhapjes së COVID-19.
“Për shërbimet në sportel, zbatohen rregulla strikte: Pranohen vetëm qytetarët e pajisur me maska.
Rezervimi bëhet vetëm online i takimit në sportel (DRSHTRR Tiranë-Kashar dhe DRSHTRR Durrës): www.dpshtrr.gov.al
Ndërsa kërkohet respektim i radhës dhe i distancën 1.5-2 metra nga njëri-tjetri.
Dezinfektoni duart dhe shmangni kontaktin”, thuhet në njoftimin e MIE. /a.a/