“E kam ëndërruar këtë”. Dua Lipa është parë duke u përqafuar me Anwar Hadid derisa ka bërë disa fotografi nga kohërat e saj të lumtura me të në Miami

Dua Lipa duket se është duke u argëtuar si e vetizoluar me të dashurin e saj pasi që të mërkurën ajo ka postuar disa foto të nxehta më të.

Këngëtarja (24), për momentin është duke ndjekur masat e përcaktuara nga qeveria për ta luftuar koronavirusin ku është e izoluar me të dashurin e saj model, Anwar Hadid.

Por, mendja e saj është larg nga apartamenti i saj me qira në Londër të cilin ajo e ka quajtur shtëpi shtatë javët e fundit, por nga postimet e fundit ata kanë postuar disa nga fotot e tyre të shkrepura në Miami.

Dua, e cila ka publikuar albumin e saj “Future Nostalgia” në një kohë kritike, në prill, ka shpërndarë disa fotografi nga udhëtimi i saj i fundit në Miami gjatë muajit janar e ku ajo duket tepër seksi. /GazetaExpress/