Sot kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani do të raportojë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbi raportin vjetor të Prokurorisë së Posaçme.
Siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha prokuroria ka vendosur edhe njoftimin dhe axhendën e raportimit të zotit Dumani ndërsa janë ” të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, OPDAT dhe Programi EU4JUSTICE por edhe media”