ATSH/ Katër anije me grurë dhe katër të tjera me çimento do të shkarkohen gjatë orëve në vazhdim në portin e Durrësit.

Në dy Terminalet e përpunimit të anijeve tregtare po vijon shkarkimi i 5 anijeve me rreth 18 mijë tonë mallra të ndryshme.

Në dy prej tyre po përpunohen 8,183 t grurë gjithsej, ndërsa në tre të tjerat përkatësisht 4 mijë t çimento, 3,521 t superfosfat dhe 2,214 t makineri të ndryshme.

Ndërkaq mësohet se gjatë orëve të ardhshme, në portin më të madh të vendit pritet të ankorohen dy anije me 9 mijë t grurë, dy anije me 6,840 t çimento dhe një anije tjetër me 223 konteinerë./k.s/j.p/