ATSH-AA/ – Niveli i dyoksidit të karbonit (CO2) në atmosferë ka arritur një rekord të ri prej 410,5 grimca për një milion në vitin 2019 dhe ka të ngjarë të rritet këtë vit megjithë një rënie të vogël të emetimeve për shkak të masave kufizuese kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), deklaroi Organizata Botërore Meteorologjike (WMO).

CO2 është një gaz serrë kryesor që bllokon nxehtësinë në atmosferë dhe kontribuon në ndryshimet klimatike, dhe është rritur me gati 50% që nga kohërat paraindustriale, bëri të ditur WMO në një buletin të saj vjetor.

“CO2 që kemi tani në atmosferë është akumuluar që nga viti 1750”, theksoi Oksana Tarasova, drejtuesja e i Divizionit të Kërkimit të Atmosferës dhe Mjedisit në WMO, në një konferencë shtypi në Gjenevë.

“Pra, çdo grimcë e vetme që kemi hedhur në atmosferë që nga ajo kohë në të vërtetë formon përqendrimin aktual. Nuk është ajo që ndodhi sot ose dje, është e gjithë historia e zhvillimit njerëzor dhe ekonomik, i cili na ka sjellë në këtë nivel global prej 410 grimca”, shtoi ajo.

Për shkak të pandemisë, ngadalësimi industrial nuk ka frenuar nivelet rekord të gazrave serë duke bllokuar nxehtësinë në atmosferë dhe duke rritur temperaturat, që ka çuar motin më ekstrem, shkrirjen e akullnajave, ngritjen e nivelit në det dhe acidifikimin e oqeaneve, sipas raportit të WMO.

Bllokimet kanë ulur emetimet e shumë ndotësve dhe gazeve serë siç është dioksidi i karbonit, ndërkohë rritja e nivelit të dioksidit të karbonit ka vazhduar në vitin 2020.

Sekretari i Përgjithshëm i WMO-së, Petteri Taalas tha se dioksidi i karbonit mbetet në atmosferë për shekuj dhe në oqean edhe më gjatë.

Herën e fundit që Toka përjetoi një përqendrim të krahasueshëm të CO2 ishte 3-5 milionë vjet më parë kur temperatura ishin 2-3 ° C më e ngrohtë, dhe niveli i detit ishte 10-20 metra më i lartë se tani. Por në atë kohë nuk kishte 7,7 miliardë banorë.

Vlerësimet paraprake tregojnë një ulje të emetimit vjetor global midis 4,2% dhe 7,5%.

Rritja e CO2 nga 2018 në 2019 ishte më e madhe se ajo e regjistruar nga 2017 në 2018 dhe gjithashtu më e madhe se mesatarja gjatë dekadës së fundit./ /ec/