Inter nuk gabon për herë të dytë me Shakhtar Donetsk, duke fituar 2-0 në “San Siro” dhe marr kreun provizor të grupit, në pritje të sfidës Sheriff Tiraspol-Real Madrid. Nëse moldavët nuk fitojnë, zikaltrit kalojnë në fazën tjetër.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0. Zikaltrit kanë dominuar 45 minutat e para dhe madje kanë gjetur edhe golin me Perisic në minutën e 25-të. Ka qenë anësori që e ka anuluar për një pozicion jashtë loje milimetrik të Darmian.

E dyta ishte ndryshe, vendasit gjetën dy gola njëri pas tjetrit në mesin e këtij fraksioni nga Dzeko. Boshnjaku nuk fali pas shërbimeve të Perisic, që sonte ishte në formë të shkëlqyer. Kaq mjaftoi.