Një lajm i hidhur është bërë me dije mbrëmjen e djeshme nga klubi i futbollit në Kosovë, Gjakova.
Klubi njofton se ka ndërruar jetë në një moshë të re, futbollisti i tyre, Elirion Shabanaj, vetëm 17 vjeç.
Klubi i ka shprehur ngushëllime familjes për humbjen e madhe, teksa shkruan se Shabanaj ishte një talent dhe shumë i disiplinuar.
Nuk bëhet me dije shkaku i vdekjes së 17-vjeçarit.