Një aksident me pasojë vdekjen raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Burime nga vendi i ngjarjes  bëjnë të ditur se në aksident është përfshirë një mjet tip Furgon dhe një motoçikletë, drejtuesi i të cilit nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

 

Rrethanat e ngjarjes së rëndë nuk janë të qarta. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Edlira Xherri