Hakerët po tentojnë sërish të vjedhin të dhënat e qytetarëve shqiptarë, po kësaj here duke dërguar një e-mail të rremë.
Nëse në e-mailin tuaj vjen një mesazh nga ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, nuk duhet ta hapni, pasi aty fshihet virus nga hakerët, të cilët mund të marrin të dhënat tuaja personale.
“Përshëndetje,
Ju lutem lexoni akuzën bashkangjitur që vlen për ju,
Përzemërsisht
Gladis Nano”, shkruhet në e-mailin e rremë, i cili bashkangjitur ka një dokument.
Dokumenti bashkangjitur përmban fletë thirrje në gjykatë me firmën e Nanos.
“Thirrje në gjykatë
Jam Gledis Nano, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Zyrën Evropiane të Policisë (EUROPOL) në përputhje me nenet 399-1 dhe 399-7 të Kodit të Procedurës penale, do t’ju kontaktoj menjëherë pas sekuestrimit, të infiltrimit kibernetik, veçanërisht në lidhje me poronografinë e fëmijëve, faqe porongrafike dhe kiberporonografike, për t’ju informuar se jeni subjekt i procedimeve ligjore ne fuqi: Pornografia e Fëmijëve, porno, kiber-pornografia.
Në përputhje me nenin 399-1 të ligjit për procedurën gjyqësore, ju lutem të na kontaktoni me e-mail me shpjegimet tuaja në mënyrë që t’i shqyrtojmë ato për zbatimin e sanksionit. Kjo brenda 48 orëve. Në përfundim të kësaj periudhe, ne do të jemi të detyruar të dërgojmë kallëzimin tonë, Olsian Çela, Prokuror i përgjithshëm i Republikës ëë Shqipërisë dhe ekspert i krimit kibernetik, për t’ju lëshuar një urdhër. Ne jemi ende në pritje të justifikimit tuaj, ju jeni paralajmëruar.”
Vendi ynë është vënë në sulm të vazhdueshëm që prej 21 majit nga një grup hakerësh iranianë të cilët publikojnë të dhëna sensitive të qytetarëve shqiptarë në aplikacionin Telegram në faqen e tyre “Homeland Justice”, përmes sulmeve të organizuara kibernetike.

Top channel