Një e mitur ka kallëzuar penalisht në Policinë e Tiranës shoqen e saj 25 vjeçare, për abuzim seksual.

Paraprakisht, bëhet me dije se 25 vjeçarja nga Vora ka thirrur në shtëpinë e saj shoqen e mitur, dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të.

 

Vajza 16 vjeçare, në prani të psikologes dhe prindërve, ka treguar se 2 muaj më parë, 25-vjeçarja e ka ftuar në shtepinë e saj në Tiranë dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të.

Pas këtij raporti, e mitura është dhunuar sistematikisht nga ana psikologjike e është detyruar nga 25-vjeçarja të dhunojë veten. Policia ka shpallur në kërkim 25-vjeçaren.