Një ngjarje tronditëse ka hidhëruar sot Elbasanin. Julian Buzo 35-vjeç me banim në Elbasan, ka ndërruar jetë nga Covid-19.
Prej disa ditësh ai u trajtua në spitalin e Elbasanit. Por kur gjendja u rëndua, u nis drejt Tiranës për shërbim më të specializuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe luftës që ai vetë bëri për të mposhtur virusin famëkeq, nuk mundi të mbijetojë.
Lajmi ka hidhëruar pa masë familjen, të afërmit, miqtë e shokët e tij.
Julian Buzo sapo ishte bërë babai i një vajze. Ai ishte bashkëshorti i gazetares së njohur Odeta Gjevori e cila punon për emisionin “Stop” në TV Klan. Prej vitesh Juli punonte si montazhier në Tv Klan.
Ai e nisi karrierën e tij në median lokale në Elbasan. Ishte një djalë i sjellshëm, korrekt dhe punëtor.
Humbja ka trishtuar edhe komunitetin e gazetarëve në Elbasan.
Infoëeb.tv i përcjell ngushëllimet më të sinqerta koleges Odeta Gjevori dhe familjes Buzo.
I përjetshëm kujtimi yt Juli!