ATSH-DPA/ – Një aligator që u ”arratis” nga kopshti zoologjik i Berlinit në kulmin e Luftës së Dytë Botërore dhe më pas u çua në Rusi, ngordhi në moshën 84-vjeçare, njoftoi kopshti zoologjik i Moskës.

“Aligatori, i quajtur Saturn, ngordhi në moshë të madhe”, thanë kujdestarët e tij.

“Saturni kishte një jetë të gjatë dhe të larmishme. Kjo është një epokë e jashtëzakonshme”, theksoi kopshti zoologjik në një deklaratë, duke shtuar se në natyrë, jetëgjatësia për aligatorët ishte zakonisht mes 30 deri në 50 vite.

Saturni 3,5 metra i gjatë, u lind në SHBA rreth vitit 1936 dhe u dërgua në kopshtin zoologjik të Berlinit, nga ku u ”arratis” më 23 nëntor 1943.

Ai mbijetoi vete për dy vitet e mbetura të luftës dhe u zbulua nga ushtarët britanikë në 1946 dhe në korrik të atij viti, u transportua në Moskë./ /sara/ a.jor.