Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë ditën e djeshme ku është tentuar të digjet tyrbja bektashiane dhe mezari i Baba Joniz Gjiritit në fshatin Krahës.

Sipas dervish Mikelit që shërben në Teqenë e Turanit, keqbërësit nuk arritën ta digjnin të gjithën.

Duke e konsideruar një ngjarje të paprecedentë, ai ka apeluar organet ligjzbatuese të hetojnë dhe të vënë para përgjegjësisë autorët e këtij akti që kërkojnë të prishin harmoninë fetare.

/Ora News.tv/