Gjendet një trup  i pajetë në në rrjedhën e lumit Vjosa në Përmet.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa bëhet me dije se viktima është identifikuar si 55-vjeçari Agim Pelushi.

Mësohet se ai ishte emigrant në Greqi dhe sapo ishte divorcuar nga bashkëshortja.

Ende nuk dihet si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

Newsbomb