Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan.

Bëhet me dije se ditën e djeshme një 16-vjeçar nga fshati Katund i Ri në Njësinë Administrative Bradashesh i Elbasanit ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

I mituri është dërguar menjëherë në spitalin e djegieve në Tiranë dhe është në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se E.Hoxha 16-vjeç kishte shkuar për të mbledhur skrap së bashku me një bashkëmoshatar kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sakaq, policia ka nisur hetimi për zbardhjen e ngjarjes, ku 16-vjeçari ra në kontakt me rrymën.