Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të hëne në Gramsh.

Sipas informacioneve të para mësohet se një 61-vjeçar, ka humbur kontrollin e traktorit të cilin drejtonte dhe ka dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën.

Viktima është identifikuar si Feruzan Zeneli, i cili ka humbur kontrollin e mjetit bujqësor teksa po punonte tokën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gramsh/ Informacion paraprak

Në fshatin Skënderbej, Gramsh, shtetasi F.Z., rreth 61 vjeç, duke drejtuar mjet bujqësor ( traktor) ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

Top Channel