Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij.
Mediat greke bëjnë me dije se një burrë shqiptar, ka tentuar të vrasë gruan e tij 45 vjeçe në një apartament në Karatsini.
Bëhet me dije se burri kishte qëlluar me thikë 45-vjeçaren në qafë dhe krah, dhe më pas kishte tentuar të vrasë veten.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë pasi kishin dëgjuar debatin e ashpër mes çiftit.
Policia kur ka mbërritur në vendngjarje është përballur me një pamje ‘horror’, ku ka parë gruan të mbuluar me gjak dhe bashkëshorin e saj me thikën në bark, pasi kishte tetuar të vriste veten.
Nuk dihet ende se çfarë e ka çuar shqiptarin në një akt të tillë. Sakaq 45-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.newsbomb