ATSH/ Eksportet shqiptare drejt Zvicrës u rritën me tre herë gjatë muajit shkurt të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Referuar të dhënave të publikuara në raportin mbi tregtinë e jashtme gjatë muajit shkurt eksportet shqiptare llogariten 213 milionë lekë nga 77 milionë lekë që ishin në muajin shkurt të 2020-s.
Ndryshe nga eksportet, importet shënuan rënie me 3 herë gjatë muajit shkurt. Nga 1930 milionë lekë mallra që u importuan në shkurtin e vitit 2020, në shkurt të këtij viti u importuan vetëm 627 milionë lekë.
Shqipëria eksporton më së shumti në Zvicër, prodhimeve bujqësore, materiale ndërtimi dhe metale. /j.p/