ATSH/ Në kuadër të 30-vjetorit të Butrintit në UNESCO, në muzeun arkeologjik është vendosur një ekspozitë fotografike. Në të shfaqen gjithë etapat e zhvillimit të Butrintit si qendër arkeologjike. Fotot paraqesin vitet ’30 ku u ndërmorën gërmimet e para arkeologjike e në vazhdim. Ekspozita sjell edhe foto të ndërhyrjeve konservuese të monumenteve, si dhe pamje nga mjedisi mbresëlënës që kjo pasuri botërore ka.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 14 dhjetor, data që përkojnë me sesionin e 16-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore në vitin 1992.

30 vite më parë në Santa Fe të Nju Meksikos, u mblodh sesioni i 16-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore. Komiteti analizoi dhe përditësoi listën e pasurive botërore prej datës 7-14 dhjetor të 1992, duke klasifikuar për herë të parë qytetin antik të Butrintit pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore sipas kriterit (C III).

Prej këtij sesioni e në vazhdim kufijtë e hartës së Butrintit si Pasuri Botërore e UNESCO-s kanë ardhur duke u zgjeruar, e në vitin 2007 gjithë territori i Parkut Kombëtar Butrint aprovohet si zonë buferike për pasurinë botërore.

/j.p/