Një mjet i parkuar në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan është gjetur i djegur.
Zjarri dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.
Ndërhyrja e zjarrfikëseve bëri të mundur që mos të dëmtoheshin mjete të tjera të parkuara ngjitur.
EDLIRA XHERRI
DVPE Informacion paraprak/
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “11 nëntori”, dyshohet se është djegur aksidentalisht, për shkak të një defekti teknik, një automjet në pronësi të shtetasit K. P.Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.




























