Prej muajsh Muzeu Etnografik i Elbasanit, është kthyer në mbështetje për promovimin e artistëve, elbasanas dhe jo vetëm. Së fundmi piktorja Jonida Peza, ka çelur ekspozitën e saj të parë dhe duke qenë se e zotëron aq mirë lapsin dhe penelin, krijon metaforat e paradokseve të mëdha në art.
E intervistuar nga Tv Skampa, Znj.Peza shprehet me detaje për ekspozitën, ndërkohë që tregon edhe për veprat e krijuara në karantinë.
Për piktoren Jonida Peza, veprat e krijuara gjatë situatës së izolimit nga COVID- 19 janë rikrijimi i shpresës për ta sfiduar të keqen. Për të toka e qielli nuk gabojnë kur diktojnë në krijimtarinë e saj SHPRESE. Tek pikturat e saj spikatin veprat e ringritjes në këmbë nga kjo situatë e rëndë pandemie.
Jonida Peza, piktorja e mëndafsheve na dhuron pranverën, shpresën, jetën, shpirtin e një fluture për të na gjallëruar kurajën dhe ëndrrat.
Ekspozita e cila përmban dhjetëra punime do të qëndrojë e hapur edhe disa ditë në mjediset Muzeut Etnografik të Elbasanit.
Edlira Xherri