Në orët e para të mëngjesit një automjet është përfshirë nga flakët në Elbasan teksa ishte i parkuar.

Policia njofton se rreth orës 04:55, në Lagjen “Vullnetari, Elbasan në mjetin tip “Citroen” ka rënë zjarr. Mësohet se automjeti i cili është në pronësi të shtetasit me iniciale E.T, ishte parkuar në rrugë pranë banesës së pronarit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit në automjet