Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, priti sot në takim Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Vincenzo Del Monaco. Gjatë takimit Llatja dhe Del Monaco diskutuan për Keshillin e Sigurise dhe dergimin e kësaj mardhenie ne nje nivel tjeter më adekuat dhe aktual. Z.Llatja u shpreh gjithshtu se një rëndësi gjatë takimit i dhanë edhe rinisë që është e ardhmja e Shqipërisë dhe e Elbasanit.

Ambasadori i OSBE-së u shpreh që kjo është vizita e tij e parë jashtë Tiranës. Sipas tij, në Elbasan kanë një bashkëpunim afatgjatë dhe sigurisht ky bashkëpunim do të vazhdojë.

Sinrk Vincenzo Del Monaco “Me kryetarin e bashkisë diskutua, gjere e gjatë për Këshillin e sigurise, vumë theksin se ky organ konsultativ jep për jetën politike, sociale dhe zhvillimore te ketij qyteti. Gjithashtu diskutuam edhe perfshirjen e te rinjve ne debate që lidhen per sigurinë. Rinia është përparsi për OSBE dhe padyshim që këtë synojmë duke nisur nga Elbasani. Diskutuam edhe per rolin e grave dhe punësimin e tyre,dhe unë pata mbresa të mira kur mësova se numri i grave të punuara është rritur”.

Duhet theksuar se ambasadori Vincenzo Del Monaco, pas takimit me Kreun e Bashkisë se elbasnait, zhvilloi një takim me me drejtorin e policisë Elbasan dhe një takim tjeter me përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan.

EDLIRA XHERRI