Rreth 120 fëmijë jetimë në Elbasan, kanë përfituar nga projekti i Shoqatës “Qatar Charity”duke u siguruar atyre disa nga pajisjet e rëndësishme për nisjen sa më të mbarë të vitit të ri shkollor. ShkollaT këtë vit hapen ndryshe, të ndikuar edhe nga situata e pandemisë.

Të gjithë njerëzit u prekën nga pandemia e covid 19, por fëmijët jetimë e ndienë pak më shumë. Për këtë arsye kryebashkiaku i Elbasanit, Z.Gledian Llatja, ka treguar një kujdes të veçantë. Shpërndarjen e e pakove kreu i bashkisë e ka kryer së bashku me Shkëlqim Hasulën, drejtorin e projektit në Shoqatës “Qatar Charity”.

Z.Hasula është shprehur se nga projekti ne total do të përfitojnë 1000 fëmijë jetim, ndërkohë që 120 prej këtyre përfituesve i përkasin qytetit të Elbasanit.

Edhe kreu i Bashkisë, Z.Llatja në fjalën e tij, veç falenderimeve për Shoqatën “Qatar Charity”, të cilët kanë mbështetur Elbasanin në shumë situata, ka bërë një lutje ndaj të gjithë mësuesve, prindërve dhe nxënësve, që këtë fillim viti shkollor të tregohen të ndërgjegjshëm dhe vigjilent.

Ndërkohë që ka vënë theksin që kjo ndihmë u jepet këtyre fëmijëve për të mos patur edhe ata dallime nga të gjithë moshatarët e tyre.

Ky lehtësim i jetës ekonomike është vetëm një nga fushat e asistencës që vijon prej disa vitesh. Projekti u ka siguruar jetimëve të gjitha mjetet, por dhe veshjet e nevojshme si për vjeshtën ashtu edhe dimrin.

EDLIRA XHERRI/ ELBASANINEWS.AL