Libri është pasuri për shpirtin dhe këtë më së miri e theksojnë ata të cilët librin e kanë aty në çdo kohë. Gjatë një vizite të kryer në librarin “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, Elida Panganika na pret me një thenie të Carlos Ruiz Zafon, “Çdo libër ka shpirt” Shpirtin e njeriut që e ka shkruar dhe të atyre që e kanë lexuar dhe ëndërruar me të…

 

Por ndërkohë që flasim për vlerat e librit, pandemia ka bërë që ata të mbeten në hije. Por përse i quan libra të harruar Znj.Panganika?!

Në një botë ku ka kaq shumë libra e në një kohë, kur libri gjithnjë më shpesh zëvendësohet me mjetet moderne të komunikimit, sërisht librit nuk do të mund t’ia zënë kurrë vendin! Sepse libri është diçka tjetër, diçka më shumë. Leximi ka vlerë të madhe; por si duhet të edukohet ky lexim që në fëmijeri?

Pavarësisht prezencës së pandemisë Covid-19, shkrimtarët të frymëzuar në carantinë dhe jo vetëm kanë botuar edhe libra të rinj, një ndër më të rinjtë që gjendet në këtë librari mban titullin “Stinë Pandemie” e shkrimtarit Fatos Kongoli, ndërkohë që me librat me të kërkuar na njeh më tepër Znj.Panganika.

Për ta mbyllur vlen të theksohet se pasi lexon një libër ndjen se ke hapur në shpirt një faqe të re. Tënden!

http://EdliraXherri ElbasaniNews.al